Fati e solli qe ne nje dite, 3 gra shqiptare te marrin 3 drejtime te ndryshme ne jeten e tyre. Ndoshta ka ndodhur edhe here te tjera, por mediatizimi i solli ne vemendje te opinionit shqiptar. Xhensila Myrtezai kurorezoi dashurine e saj ne martese. Nje martese perrallore nga ato te show- biz ku askush nuk shqetesohet per asgje tjeter vecse per te bere sa me shume qejf, per te bere gare se kush dhuron me shume per ciftin por edhe se kush bie ne sy me shume. “Dasem VIP-ash” ne kuptimin e plote e te gjere te fjales, lumturi per familjaret, miqte e te njohurit. Natyrisht, edhe per ciftin e njohur te skenes shqiptare.
Jo shume larg nga vendi ku Xhensila po kurorezonte martesen me Besin, nje grua po perjetonte me ankth lajmet qe prej 24- oresh mbizoteronin te gjitha mediat shqiptare. Vrasja e gjyqtares ne mes te Tiranes i kishte zgjuar nje ndjenje ankthi, frike. Sepse ne jeten e bere publike nga mediat te gjyqtares se vrare, Merita Brama (Doci) shikonte te reflektuar jeten e saj, peripecite me ish- burrin qe edhe ai eshte betuar se do ta vrase. Per te parandaluar nje fund tragjik si te gjyqtares, Merita jep alarmin ne media, te cilin me pas e merr edhe policia duke e zyrtarizuar si shqetesim te shoqerise tone. Ne oren 15.00 te dites se premte, Fildesi doli per here te fundit nga shtepia e saj modeste ne Tirane. Tragjikisht, historite e ketyre tre grave, ne nje dite te vetme, u lidhen edhe gjeografikisht ne pak kilometra katrore. Nuk eshte cudi qe teksa korteyhi i permortshem i Fildesit, te kete kaluar edhe para syve te dy grave te tjera, Xhensiles dhe Merites. Ose ne rastin me te thjeshte, mund te kene pare apo mesuar permes mediave qe i dhane jehonen. Duket cinike, por edhe Merita e Fildesi e nisen jeten ne cift ashtu si Xhensila, me nje dasem. Jo aq VIP sa Xhensila, por besoj me endrra po aq te medha per ti realizuar bashke me burrat qe kishin ne krah…
Edhe opinioni publik, duke gjykuar te pakten nga portalet, dukej i corientuar. Brenda pak oreve, kryefjale e tyre ishin 3 gra, me 3 fate te ndryshme. Mbase eshte turp te thuhet, por interesi duket se ka qene me i larte per kercimin e ciftit presidencial ne dasmen e Xhensiles, vallen e hequr nga Monika perdore me Erion Veliajn qe “thyen akujt PS-LSI” se sa per fatin dhimbshem te Merites apo fundin tragjik ne Fildesit.
Cuditerisht, ne te tre keto episode, policia ka patur rolin e vet. Ne dasmen e Xhensiles duhej per te siguruar jeten e VIP-ave te pushtetit te pranishem. Ne rastin e Merites duhej per te marre denoncimin e Merites qe denonconte ish- burrin se do ta vrase. Ndersa ne rastin e Fildesit, shkoi ne vendngjarje pasi gjyqtarja e ndjere ishte ekzekutuar nga ish- bashkeshorti.
Mbase keto rreshta jane shume emocionale. Dikush me te drejte mund te pohoje se keshtu eshte jeta, dasem, vdekje, kercenim, arrestim, dhune…Mbase ka te drejte, por problemin e shoh tek shpeshtesia e ndodhjes se ngjarjeve te renda dhe ftohtesine e shoqerise sone ndaj tyre, krejt ndryshe nga eventet VIP. Mbase ne kete realitet te zymte kemi me shume nevoje te defrejme, te argetohemi qofte edhe duke “vjedhur” nga larg lumturine e te tjereve. Personalisht, e shoh problemin tjeterkund. Nuk arrijme te percaktojme dot rendin e gjerave/ngjarjeve, rendesine e tyre per te marre edhe pozicionimin e duhur. E kjo jo vetem per ne “te vdekshmit” ketu poshte, por me shume per ate qe ne i kemi ngjitur lart per te na udhehequr. Sepse ne Shkoder te pakten ka nje shprehje shume interesante per kete rast e raste te ngjashme: “Peshku qelbet prej kreje”. Dhe atje ne krye, me te rendesishmit jane…burrat! /Shkruar vetem per ShkodraWeb/