Presidenti Ilir Meta ka folur për çështjen “Xhisiela” dhe letrën e Emiljano Nuhut dërguar Drejtorit të Policisë dhe për dijeni të drejtuesve të shtetit, ku shpjegonte se ishte kërcënuar.
“Për rastin konkret është një çështje që kam marrë një ketër që i drejtoj Kryeministrit, Ministrit të brendshëm dhe Prokurores para se të nisesha për në SHBA. Nuk kam besuar që mund të ndodhin ato çështje, por për çështjen në fjalë po e ndjek ekipi im me në krye këshilltarin për sigurinë. Për të mbajtur një qëndrim duhet të kem një informacion më të plotë”, tha Meta në një inntervistë për Zërin e Amerikës.
Duhet të jemi të bashkuar, apeloi kreu i shtetit, s’duhet ta teprojmë me akuza politike.
“Përveç se Prokuroria dhe drejtuesit e Policisë duhet të ndërmarrin të gjitha hapat dhe të sqarojnë gjithë hapat e kësaj odiseje në mënyrë të paanshme, në mënyrë që të vendosin një besim të publiku. Është shumë e rëndësishme që shoqëria civile të jetë e bashkuar për të ndriçuar këtë çështje në interes së të vërtetës”, tha Meta.