Shkruan në Facebook Helidon Bushati, deputet i zgjedhur i PD Shkodër: Rikthimi i simboleve komuniste sot në qytetin e qëndresës ndaj persekucionit është plaga e rradhës që i hapet Shkodrës.
Rikthimi i yllit të kuq të Partisë, i kujtimeve të viteve të mbrapshta të persekucionit komunist, i nostalgjikëve të diktaturës së djeshme dhe i atyre që shpresojnë se historia do të përsëritet, nuk kanë vend në Shkodër. Banorët e Shkodrës, sado e vështirë të jetë përballja me të keqën, kanë ditur ta nxjerrin atë jashtë Bunës. Njësoj siç bënë me etërit e tyre.
Sot, kur rruga drejt Shqipërisë Europiane duhet të ishte i vetmi destinacion, shkodranve dhe shqiptarëve po u përplasen fytyrës simbolet e komunizmit dhe krimet e atij regjimi. Keqardhje për të gjithë ata, që përballë këtij turpi, shijuan shfaqjen në distancë dhe qëndruan urtë në nderim të Ish-Partisë.