Zbardhet misteri i skeletit të gjetur gjatë rikonstruksionit në një vilë luksoze në Itali. Policia e Milanos ka identifikuar trupin e shqiptarit të murosur në një vilë luksoze në Senatobia. Mediat italiane bëjnë me dije se skeleti i gjetur në këtë vilë i përket shtetasit shqiptar me emrin Astrit Lamaj, i lindur më 1971, i cili jetonte në Genoa, ndërsa zhdukja e tij u raportua në janar 2013.
Ai ishte në emër i njohur për policinë pasi ishte në trafik droge. Trupi, reduktuar tashmë në një skelet, ishte gjetur gjatë disa renovime në strukturën e kësaj ndërtese. Hetuesit po hetojnë në disa pista për të gjetur shkakun e vdekjes së tij dhe murosjen e trupit në këtë vilë, prej të paktën 5 vitesh.