Kanë dalë sot detaje të reja rreth skemës së mashtrimit që përdorte 38 vjeçarja, me profesion dentiste kundrejt disa shtetasve. Detaje të reja nga Olesia Duka, dentistja 38-vjeçare që shokoi edhe vetë Prokurorinë gjatë hetimit për shkak të shumës marramendëse plot 900 mijë euro që kishte zhvatur përmes mashtrimit.
Është mësuar edhe emri i biznesmenit me të cilin dentistja ishte njohur në nëntor të 2016-ës duke përfituar edhe prej tij mijëra euro. Bëhet fjalë për biznesmenin Idlir Hoxha. Olesia Duka mashtronte personat që njihte duke u thënë se kishte 8 klinika dentare dhe se i duheshin paratë për aparatura, kundrejt shlyerjes në një afat të caktuar. Në fakt, pasi ua merrte paratë, Duka nuk ua kthente por i mashtronte se do i likujdojë së shpejti.
Kështu ka rënë në ‘grackë’ edhe biznesmeni Hoxha i cili gjatë dy viteve ka ‘furnizuar’ me mijëra euro kesh 38-vjeçaren. Derisa më në fund, hetimi i Prokuorisë e nxorri zbuluar dhe tashmë e reja do përballet me drejtësinë. /newsbomb.al/