Autoritetet shëndetësore të Greqisë kanë ngritur shqetësime lidhur me zbulimin e rasteve të koronavirusit me llojin e ndryshuar, i cili fillimisht u zbulua në Britani dhe shoqërohet me transmetim më të lartë.
Rastet u identifikuan gjatë një inspektimi nga Instituti për Kërkime Mjekësore dhe Bioteknologjike të Akademisë së Athinës. Lloji i ri i koronavirusit u zbulua në testet që iu dorëzuan pasagjerëve të një avioni që mbërriti nga Britania.
Konkretisht, 6 pasagjerë të fluturimit u testuan pozitivisht dhe pas një prove molekulare u zbulua se 4 prej tyre ishin infektuar me variantin e ndryshuar e virusit, dhe të gjithë do te qëndrojnë në karantinë.
Sipas informacionit të ANT1, lloji i ndryshuar është identifikuar në 4 raste dhe ky fakt duket se ka kontribuar në vendimin për një bllokim edhe më të rreptë të shpallur nga qeveria për javën e ardhshme.
Në çdo rast, të gjitha të dhënat do të merren parasysh në mbledhjen e nesërme të Komitetit të Ekspertëve, ku do të merren vendime në lidhje me hapjen e shkollave më 11 janar.
Më herët sot, autoritetet e Qipros njoftoi zbulimin e rasteve me llojin e ndryshuar.