Si shumë fëmijë në mbarë botën që po rrinë në shtëpi në vend të shkollës, edhe ata në Turqi ishin inkurajuar që të pikturonin ylbere dhe t’i vendosnin në dritare për t’i dhënë pakëz gëzim vendit gjatë sfidës me pandeminë e korona virusit.
Por, menjëherë pasuan reagimet se ylberet ishin pjesë e një “komploti” për t’i kthyer fëmijët në gej.
Në vend se ta rrisnin moralin e njerëzve, ylberet e karantinave janë bërë një tjetër simbol i ndarjes, fushëbeteja e fundit në një vend të ndarë nga politika dhe religjioni, shkruan The Guardian.
“Për fat të keq, ky lloj i mentalitetit anti-LGBTI është i shpërndarë edhe nëse njerëzit e thjeshtë nuk shohin asnjë lidhje mes pikturave të fëmijëve dhe të drejtave të gejëve.” – tha Meral Gylsen, përfaqësuese e sindikatës së mësuesve.
“S’e di nëse urdhrat (për ndalimin e këtyre vizatimeve) kanë edhe mbështetjen e qeverisë.” – vazhdoi ajo.
Derisa Turqia po sheh përpara krizën e dytë financiare në po aq vjet, mbështetja për partinë e Erdoganit po zbehet ndërkohë që këtij të fundit i ka mbetur mundësia që të kapitalizojë forma të reja për të marrë mbështetje populiste.
Megjithëse homoseksualiteti është legal në Turqi, komuniteti LGBTI përballet me stigmë dhe paragjykim të madh dhe shpesh është target nga politikanët dhe komentarët konservatorë.
“Është shumë e trishtë se si bukuria e natyrshme e ylbereve menjëherë lidhet me agjenda politike në Turqi,” tha aktivisti Aydinç Yuksel.
“Por, është goxha tipike për qeverinë që ta bëj dikë kurban për problemet e saj. Me koronavirusin ishin kinezët në fillim (fájtori), dhe tash, duket se u bëmë ne (LGBTQ).” – vazhdoi ai.
Megjithatë, popullariteti i Erdoganit ka rënë dhe aktualisht sipas sondazheve është vetëm politikani i katërt më i besuar në Turqi. /GazetaExpress/