E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka bërë disa deklarata tronditëse, ku ka thënë se nga Italia kanë ardhur disa fashikuj voluminozë që provojnë fajësinë e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Po ashtu Lala ka deklauar se një nga antarët e Këshillit të Mandateve ka fotografuar dëshminë e ish oficeres së Policisë, kunder Saimir Tahirit. Sipas Lalës bëhet fjalë pikërisht për deputetin socialist Bledi Çuçi i cili sipas saj ka fotografuar dëshminë. “Prokurorët më kanë konfirmuar se njëri nga anatarët socialist ka fotografuar dëshminë e ish oficeres së Policisë”.