Deputetët e opozitës për të cilët është kërkuar përjashtimi nga Partia Socialiste pas përplasjeve në seancën e 18 dhjetorit kanë mbrojtur veten sot në mbledhjen e Byrosë duke iu referuar betimit të tyre si deputet, sipas Kushtetutës. Deputetët e opozitës kërkuan që në mbledhje të lejoheshin edhe mediat por PS e rrëzoi këtë kërkesë. Pavarësisht se mbledhja është e mbyllur, deputetët kanë filmuar pjesë nga mbledhja.
Ndërkaq deputeti i PS-së Alket Hyseni akuzoi kryetaren e LSI se po fyen Byronë. “Zonja Kryemadhi edhe këtu po fyen Byronë, sekretari i Grupit të LSI po filmon fshehurazi mbledhjen”, tha Hyseni.
Ndërsa deputeti i PD-së Ervin Salianji tha: “Shokë të byrose, ne nuk kemi dëmtuar askënd, tymueset kanë qenë reagim simbolik njësoj sikur të mbaja në dorë një degë kanabisi për të treguar simbolin e shtetit tuaj. Tymi simbolik tregonte që ju po i vini flakën shtetit!”. /balkanweb.com/