Një ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, është bërë publike nga policia vetëm ditën e sotme. Një shtetas 37 vjeçar banues në kryeqytet, është në gjendje të rëndë në spital, duke luftuar për jetën. Komunikata e policisë jep detaje nga ngjarja e rëndë, ndërsa njoftohet edhe prangosja e autorit të dyshuar, i cili është vetëm 19 vjeç. Prangosja e tij, u bë në vendin e quajtur “Shinat e trenit” vetëm dy orë pas ngjarjes së rëndë.
NJOFTIMI I PLOTE
Nga specialistët për hetimin të kr.imit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, tek shinat e trenit, rreth orës 20:05 të mbrëmjes së datës 20.01.2020, për motive të dobëta ka go.ditur disa herë me një mjet shpues e pr.erës shtetasin I. Z., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas rreth dy orë kërkimesh dhe kontrollesh në zonë, bënë të mundur gjetjen, kapjen dhe arrestimin e 19-vjeçarit.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën “Pl.agosja e rëndë me dashje”.