Zevendeskryeministrja Senida Mesi në nisje të vitit akademik në Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’ ka deklaruar se qeveria do të krijojë kushte bashkëkohore për studentët.
‘Një përshëndetje e vecantë për studentët që ulen për herë të parë në auditore. Reforma ne universitet këtë vit ka treguar veten. Më në fund prevalon meritokracia. Do të krijojmë kushte bashkëkohore për studentet. Eksperienca ime si pedagoge më ka ndihmuar të di problemet e do të punojmë t’i zgjidhim. Lidhja e veçante me Shkodrën qytetin tim, do të jetë një shtyse më shumë. Duke shfrytëzuar praninë e vendoreve, jemi të gatshëm për bashkëpunim e mbështetje. Vit te mbare te gjithëve’ u shpreh ajo.
Këtë vit në auditore ulen për herë të parë 1380 studentë te ‘Luigj Gurakuqi’ në Shkodër.
https://www.facebook.com/senidamesi.al/videos/1916905911964894/