Zevendeskryeministrja Senida Mesi kete fundjave ishte ne Shkoder. Nga ajo cfare tregon ne Facebook aktivisti i shoqerise civile Mirsad Basha, ajo ka pare nga afer By-pass-in e Shkodres dhe madje, ka bashkebiseduar me qytaret per kete ceshtje. Basha shkruan ne Facebook: “Falenderoj zevendes kryeministren znj.Senida Mesi qe ishte e gatshme per te diskutuar per problemin e bypass-it. Do perpiqemi te gjejme zgjidhjen me te mire. Zgjidhja eshte devijimi i bypass-it.”. Ceshtja e rinisjes se punimeve ne By-pass-in e Shkodres, ka ngjallur serish polemika mbi kete veper, e cila u nderpre pas ardhjes ne qeverisje te vendit te PS-se. Por ne buxhetin e ketij viti, qeveria Rama ka planifikuar rinisjen e punimeve. Impakti qe do te kete ne mjedis, por vecanarisht ne eko-sistem, eshte tashme teme e dites dhe jo vetem ne Shkoder. /ShkodraWeb/