Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Brenda 24 orësh, është bërë e mundur zëvëndësimi i transformatorit dhe vënia në punë e stacionit të Ujësjellësit në Bërdicë.
Dua të përgëzoj punonjësit dhe Drejtorin e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër për gatishmërinë e treguar dhe punën që kanë bërë gjatë orëve të fundit për rikthimin e furnizimit me ujë të 4 mijë banorëve të zonës së NënShkodrës.
Mirëpresim që organet kompetente të zbardhin sa më parë grabitjen e transformatorit që furnizon dhe vënien e autorëve para drejtësisë.