Ndryshime te rendesishme në drejtimin e Burgjeve. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa, eshte shkarkuar nga detyra, raporton këtë mëngjes “News 24”, duke iu referuar burimeve te veta.
Ai qëndroi 5 muaj në këtë detyrë pasi zëvendësoi Arben Çukon, i cili u arrestua më pas në kuadër të operacionit “Vol-vo4”. Nuk dihet ende se kush do jetë pasuesi i tij.
Çipa vinte nga detyra e zv/ministrit të Brendshëm. Në zgjedhjet e vitit 1997, Çipa u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë për herë të parë, e më pas edhe në 2 legjislatura të tjera. Gjatë legjislaturës 1997–2002, ka mbajtur funksionin e zv/kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare.
Në muajin shkurt 2002, emërohet Ministër i Rendit Publik, detyrë që e ushtroi deri në muajin gusht 2002. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, z. Çipa u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Sarandës, për një mandat 4-vjeçar. Në datë 13 Janar 2016, u emërua nga Këshilli i Ministrave, zëvendësministër i Punëve të Brendshme. /Burimi:BW/