Ka zgjatur vetëm 24 orë “zhdukja” e një 18- vjeçari në Shkodër. Sipas policisë, ka qenë vetë shtetasi 36- vjeçar që bëri denoncimin, ai që ka njoftuar rikthimin e nipit të tij 18- vjeçar. Madje, sipas policisë, 18- vjeçari është kthyer në banesë dhe nuk ka probleme. Sipas komunikatës zyrtare të policisë mësphet se: “Në vijim të komunikatës së dhënë më datë 11.12.2018, shtetasi A. P., vjeç 36, banues në Shkodër, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe ka njoftuar se nipi i tij shtetasi K. G., vjeç 18, është kthyer në banesë dhe nuk ka probleme. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.”.