Në pritje të numërimit të votave në disa shtete kyç, për momentin kandidati demokrat Joe Biden është në avantazh me 238 “zgjedhës të mëdhenj” të fituar, ndërsa Donald Trump numëron deri tani 213.
Ja si janë ndarë deri tani sipas shteteve tashmë me numërim të zyrtarizuar (në kllapa është numri i “zgjedhësve të mëdhenj” respektive:
– DONALD TRUMP (213 zgjedhës të mëdhenj) Alabama (9) Arkansas (6) Florida (29) Idaho (4) Indiana (11) Iowa (6) Kansas (6) Kentucky (8) Louisiana (8) Mississippi (6) Missouri (10) Montana (3) Nebraska (4) North Dakota (3) Ohio (18) Oklahoma (7) South Carolina (9) South Dakota (3) Tennessee (11) Texas (38) Utah (6) West Virginia (5) Wyoming (3).
– JOE BIDEN (238 zgjedhës) Arizona (11) California (55) Colorado (9) Connecticut (7) Delaware (3) District of Columbia (3) Hawaii (4) Illinois (20) Maine (3) Maryland (10) Massachusetts (11) Minnesota (10) Nebraska (1) New Hampshire (4) New Jersey (14) New Mexico (5) New York (29) Oregon (7) Rhode Island (4) Vermont (3) Virginia (13) Washington (12).
Ndërkohë më poshtë, një fotografim i situatës në shtetet ku akoma nuk ka përfunduar numërimi: Alaska (3): Trump përpara me një avantazh të thellë; Georgia (16): Trump përpara me rreth 2 pikë; Michigan (16): Trump përpara me rreth 4 pikë; Pennsylvania (20): Trump në avantazh të thellë; Nevada (6): Kokë më kokë; North Carolina (15): kokë më kokë; Wisconsin (10): kokë më kokë: Maine (1).