Partia Demokratike pritet të depozitojë sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet. Kërkesa do të depozitohet nga nënkryetari i Kuvendit, Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshem i PD Gazment Gazment Bardhi. Komisionit hetimor do të ketë në qendër hetimin për patronazhistët dhe blerjen e votave.
Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është vetëm një nga kërkesat e Bashës për në aksionin opozituar institucional brenda Kuvendit. Një ditë më parë lideri demokrat priti në selinë blu delegacionin e OSBE/ODIHR me në krye shefen e vëzhgimit të zgjedhjeve të 25 prillit, Ursula Gacek. Pas takimit, Basha tha per mediat se problemet e zgjedhjeve nuk marrin zgjidhje thjesht dhe vetem nje reformë zgjedhore.
“Ne jemi aty në funksion të kthimit të demokracisë së kthimit të legjitimitetit në vend dhe që të ndodhë kjo duhet patjetër që të gjitha këto probleme që raporti i ka dokumentuar, por në fakt i kemi dokumentuar dhe ne në librin e zi që i kemi dërguar pothuajse një javë para publikimit të raportit të tyre, gjithë institucioneve ndërkombëtare, por që në fakt shqiptarët i dinë fare mirë.
Të gjitha këto probleme të marrin zgjidhje nuk mjafton thjesht dhe vetëm një reformë zgjedhore, për të cilën pa diskutim Partia Demokratike është e vendosur dhe për të cilën kemi ngritur një grup pune të kryesuar nga nënkryetari i partisë dhe nga nënkryetari i Kuvendit zoti Enkelejd Alibeaj dhe që do ti çojmë shumë shpejt Kuvendit kërkesën për ngritjen apo për vazhdimin e punës për reformën zgjedhore, po kjo nuk mjafton sepse regjimi me 25 prill dhe të gjitha muajt para 25 prillit dhe pas 25 Prillit deri në procesin e ankimimeve, shkeli dhe ato rregulla që kishte aprovuar vetë, ato që kishte aprovuar vetë, pa opozitën, pa Partinë Demokratike, pa aleatët tanë“, tha Basha nje dite me pare.