Lideri historik i PD, Sali Berisha, nis nesër nga Sukthi i Durrësit fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Berisha njofton përmes një postimi në Facebook se në orën 11:00 do të prezantojë përpara banorëve të Sukthit, kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”, për kryetar bashkie në Durrës, Ardian Muka.
Takimi do të zhvillohet te kompleksi “Selimi” në Qendër të Sukthit.
Ish-kryeministri fton banorët e Sukthit, Katundit të Ri, Manzës, Rrashbullit dhe Ishmit që të marrin pjesë.
Postimi i Berishës
Nesër, ditën e diel, 6 shkurt, në orën 11:00, tek kompleksi “Selimi” në Qendër Sukth, prezantojme kandidatin e koalicionit opozitar Shtëpia e Lirisë, Z. Ardian Muka. Ftoj banoret e Sukthit, Katundit te Ri, Manzes Rrashbullit dhe Ishmit te marrin pjese! sb