Rreth 170 mijë zgjedhës janë të ftuar të votojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore për bashkinë e Shkodrës ditën e sotme. Shkodranët mund të ushtrojnë drejtën e tyre në 250 qendra votimi në të gjithë territorin.
Deri në këto momente, ka patur probleme në disa qendra votimi, si në zonën e Dukagjinit për shkak të kushteve atmosferike apo edhe në Gurin e Zi ku ka patur probleme me vulën në një qendër votimi.
Ndërkohë, është mësuar se ku dhe kur do të votojnë tre kandidatët për kryetar bashkie në Shkodër. Majlinda Angoni ka votuar në orën 09.00 në shkollën “Ndoc Mazi”.
Në orën 10.00 është njoftuar se Xhamal Bushati do të votojë rreth orës 10 në shkollën “Xheladin Fishta”. Kandidati i “Shtëpia e Lirisë” do të votojë në shkollën “Xheladin Fishta” rreth mesdite.
Qendrat e votimit do të qendrojnë të hapura deri në orën 19.00, duke vijuar më pas me dërgimin e kutive të votimit pranë KZAZ-ve që janë 4, ku do të fillojë edhe numërimi i votave.