Në një njoftim për mediat nga “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet në Bashkinë e Shkodrës, bëhet me dije se: Tek Qv 0092 Pult, anëtari i emëruar i Partisë Demokratike nuk pranon të marrë detyrën.
KZAZ nr 2 nuk del me vendim për zëvendësimin e tij ose kalimin e vulës tek partia tjetër opozitare për fillimin e proçesit zgjedhor. Për këtë problematikë është informuar edhe KQZ-ja.
Po tentohet të shkohet drejt mos hapjes së qëndrës së votimit dhe pavlefshmërisë së saj. “Shtëpia e Lirisë” kërkon zhbllokimin e situatës për fillimin e proçesit.