Kandidati për kryetar të Lëvizjes Evropë tani, Jakov Milatoviç, prin bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, tregojnë rezultatet preliminare.
Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), bazuar në 71,3 për qind të votave të numëruara, Milatoviq ka fituar 60 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç 40 për qind.
Sipas të dhënave të CeMI, pjesëmarrja ishte 71 për qind.
Qendra për Tranzicionin Demokratik (CDT) njoftoi, sipas 65,2 për qind të votave të numëruara, se Milatoviç fitoi 56,9 për qind të votave dhe Gjukanoviç 43,1.
Më herët kanë bërë të ditur se pjesëmarrja ka qenë 70.7 për qind.