Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Me banorët e fshatit Mali Kolaj në Velipojë.
Më vjen shumë mirë që zgjidhëm bashkarisht me komunitetin problematikën e shkollës së këtij fshati, por kemi ende shumë punë për të bërë edhe këtu.
Ankesat e tyre për ujin e pijshëm dhe çështjen e rrugës, janë mëse të drejta. Raportimet teknike e projektet e ndërtuara nga specialistët, janë hapat e parë drejt zgjidhjeve të qëndrueshme të këtyre nevojave jetike për komunitetin e fshatit. Faleminderit për kohën e sinqeritetin e bisedave mes nesh!