Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë, të zhdukjes së tre shtetasve në Malësi të Madhe: Vilson Çutaj dhe me dy të afërmit, përkatësisht shtetasit Klement Pepaj 21 vjeç nga fshati Vrith dhe Danjel Pepaj, 25 vjeç. Përmes njoftimit, bëhet me dije se personat janë të moshës nga 21 deri në 37 vjeç, ndërsa theksohet se pas denoncimit, kanë nisur kontrollet për gjetjen e tre personave.
NJOFTIMI I POLICISË SHKODËR
Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, ka bërë kallzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, se me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinjë) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.
Shërbimet e Policisë pas kallzimit të bërë nga shtetasi O.Ç, kanë nisur kontrollet për gjetjen e këtyre shtetasve.