Rreth dy muaj nga zhdukja nisterioze e Ervis Martinaj, RENEA ka zhvilluar kontrolle në Shijak. Bëhet me dije nga burime pranë Policisë së Shtetit se kontrollet nga RENEA janë zhvilluar ditën e djeshme.
“Policia ka marrë të dhëna për lëvizjet e kontaktet e orëve të fundit ndërkohë ka bërë disa kontrolle sot në disa banesa në territorin e qarkut të Tiranës në periferi të Vorës dhe në qarkun e Fierit, në Lushnje”, tha ish-drejtori i Policisë.
Sipas Prencit, “përqendrimi i hetimeve për të zbuluar një të vërtetë e për të mësuar këtë katrahurë mbi cështjen Martinaj duhet që prokuroria e Policia, përtej kapaciteteve të Prokurorisë së Lacit, duhet të ngrejë një grup të mirëfilltë ekspertësh”, tha ish- drejtori i Policisë Shemsi Prençi
Nuk dihet ende nëse ka persona të shoqëruar apo prova të tjera për çështjen. Prej 8 gushtit nuk ka asnjë informacion mbi fatin e Ervis Martinajt.