Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka reaguar për lirimin me kusht të ish ministrit Saimir Tahiri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane u shpreh se këto mënyra që përdor drejtësia shqiptare, nuk janë të përshtatshme për një vend të NATO-s dhe që aspiron të integrohet në Bashkimin Evropian.
PUBLIKIMI I YURI KIM
Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirant të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja.