Emri tij ka qarkulluar prej disa ditësh në ambientin e futbollit në Shkodër dhe duket se gjithçka do zyrtarizohet shumë shpejt. Fjala është për Bekim Balajn që duket se është më afër se kurrë rikthimit tek Vllaznia. Këtë e konfirmojnë në mënyrë ekskluzive për “Shkodra Sport” burime shumë të afërta pranë sulmuesit.
Duket se shtalarti dhe drejtuesit kuqeblu kanë gjetur gjuhën e përbashkët pas disa ditëve bisedimesj. Dhe fjalët e presidentit Xhaferri dhe drejtorit Miloti po marrin formë zyrtare.
Për Bekim Balajn interesi nuk ka munguar as brenda e as jashtë vendit, por duket se dëshira e tij ka qenë për një rikthim në Shkodër pas më shumë se 10 vitesh, kur luajti për herë të fundit me shkodranët.
Një lëvizje e tillë patjetër që do gëzojë shumë edhe tifozët e Vllaznisë. Që prej kohësh kërkonin një sulmues në rradhët e skuadrës së tyre të zemrës.
E Bekim Balaj patjetër që plotëson pritshmëritë e të gjithëve. Megjithatë duhet pritur që gjithçka të bëhet zyrtare shumë shpejt, por marrëveshja tashmë mes palëve duket se është arritur. /Nga Endri ÇINARI/