Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i shoqëruar nga Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, marrin pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Analiza behet pa prezencen e mediave në mjediset e Bibliotekës së Universitetit Shkodër.
Për herë të parë një analizë policia nxirret nga mjediset e Drejtorisë së Policisë së Qarkut, ndërsa po për herë të parë, ajo zhvillohet pa praninë e mediave. Përgjithësisht, në një pjesë të parë, mediat janë lejuar ta pasqyrojnë atë.