Pesë pjestarë të një familje në Kodhel të Lezhës kanë mbetur në qiell të hapur. Një zjarr i rënë në banesën e tyre, duke patur si shkak shkëndijën elektrike, ka djegur çdo gjë në familjen e Landi Marku.
Tymi i zjarrit është ndjerë fillimisht nga djali i shtëpisë, i cili ka zgjuar nën dhe dy motrat, duke iu shpëtuar jetën. Kryefamiljari, nuk ka qenë në banesë kur shpertheu djali, pasi kishte dalë të gjente punë për të mbajtur familjen me 5 anëtarë.
Ka kaluar java nga djegia e shtëpisë dhe kjo familje, pa një çati mbi kokë, ka mbetur tashmë në qiell të hapur. Apelet për ndihmë ndaj bashkisë së Lezhës, deri tani nuk kanë dhënë rezultat.
Vështirësitë nuk mbarojnë këtu. Nëna dhe babai, janë pa punë dhe tashmë janë në kushtet e mbijetesës së vështirë. E vetmja rrugë, është solidariteti dhe ndihma e shqiptarëve, brenda e jashtë Shqipërisë, për të ndihmuar këtë familje. Shtëpisë i kanë mbetur vetëm muret, siç mund ta shihni edhe nga fotot.
Të gjithë ata që anë mundësi të kontribuojnë, me çdo gjë që mund tu lehtësojë jetesën, janë të lutur të kontaktojnë me këtë numër celular: 0673135187, ku do të marrin urimet e bekimet e Landi Markut, bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, të cilët u ka mbetur vetëm shpresa!