Burime të ‘Report Tv’ dhe ‘Shqiptarja.com’ kanë mësuar se zjarri ka rënë në katin e 13, në zyrën e avokatit Maks Haxhia.
Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, ndërsa zjarri i rënë në katin e 13-të të kullës së parë, i nisur në panelin elektrik është shuar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 20.08.2018, rreth orës 12:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në gabinën elektrike të një qendre tregtare ka dalje tymi dhe dyshohet për rënie zjarri.
Në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, po punohet për konstatimin e zjarrit dhe fikjen e tij./shqiptarja/