Aktorja Rajmonda Marku, e futur mjeshtërisht nën lëkurën e Zonjushës Margaritë, hapi sezonin e ri të shfaqjeve në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.
Regjia e Merita Smajës, solli në skenë një personazhin e një mësuesje që nuk e shohim shpesh, por kur na shfaqet merr guximin të na përplasë në fytyrë disa të vërteta të mëdha. Vetëm një gotë ujë dhe vëmendja e publikut, mjaftun që aktorja shkodrane ta kalonte me sukses veprën tragji-komike.
Edhe regjisorja e pjesës nuk është më pak e emocianuar, duke u ndjerë e kënaqur se arrit të përcjellë tek publiku mesazhin e veprës. “Zonjusha Margaritë’ është një mësuese e cila në orën e biologjisë dhe matematikës nuk nguron të flasë për tema tabu. Teatri i Shkodrës nis kështu një tjetër sezon që premton të jetë i suksesshëm.