“Unë mund të kem bërë gabime në të kaluarën, por zotohem t’ ia kthej borxhin Shkodrës dhe shkodranëve. Duhet të kishim bërë më shumë për Shkodrën”. Ka qenë kjo fjala e Jozefina Topallit në çeljen e fushatës së Lëvizjes për Ndryshim dhe prezantimin e ekipit të përbërë kryesisht nga të rinj që kanë studiuar dhe punuar jashtë vendit dhe janë rikthyer për tu angazhuar në politikë.
Në mbyllje të fjalës Topalli tha se “kush mendon se Edi Rama mund të jetë sërish kryeministër ai qoftë” por të njëjtën batutë përdori edhe për Lulzim Bashën si kryeministër.