Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Me Presidentin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, z. Gëzim Kalaja, dhe drejtues të sindikatave në Shkodër, i dhamë zgjidhje një problemi të mbartur për punonjësit e ish parkut të udhëtarëve.
BSPSH me të drejtë ka ngritur zërin prej vitesh për lënien pezull të punonjësve në prag pensioni. Kërkesa e tyre iu drejtua Bashkisë ndaj dhe sigurova drejtuesit e sindikatave për zgjidhjen e këtij problemi.