Konfirmohen përmasat tragjike të aksidentit të autobuzit që vinte nga Frankfurti me destinacion Prishtinën. Aksidenti i ndodhur në territorin e Kroacisë, është nga më të rëndët të regjistruar, sipas policëve vendas në vendngjarje.
Ndrëkohë, kreu i Mbrojtjes Civile të Kroacisë, Damir Trut, në një intervistë nga vendi i aksidentit, zyrtarizoi shifrat tragjike të aksidentit, ku të gjithë personat e përfshirë janë kosovarë.
“Kishte 67 pasagjerë dhe 2 shoferë në autobus. Për fat të keq, 9 pasagjerë dhe një shofer u vranë,” tha Trut. Ndërkohë, në spital janë 15 persona të dëmtuar rëndë. Në aksident u përfshinë edhe të mitur, ku një vajzë është e dëmtuar rëndë. /ShkodraWeb/