Lideri historik demokrat, Sali Berisha njoftoi sot se të premten do të mbahet takimi i Foltores së Shkodrës. Në një publikim në faqen e tij zyrtare në Facebook, ish- kryeministri njofton vendin dhe orën e takimit në Shkodër.
Prej 30 vitesh, Shkodra si qytet por edhe qarku, konsiderohet bastion i Partisë Demokratike. Pritet me interes impakti por edhe pritja që do ti rezervojnë nesër Berishës në shkodër demokratët por edhe individët e paangazhuar politikisht në PD.
PUBLIKIMI I BERISHËS
Njoftim!
Nesër, ditën e premte me datën 1 tetor në ora 18:00 në sallën e Kinema Milenium të qytetit të Shkodrës do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Shkodrës të marrin pjesë.
Vetëm të bashkuar fitojmë!