Florian Marku ka mbajtur premtimin e tij dhe duelin e ardhës do ta zhvillojë në Shqipëri. Kampioni shqiptar ka zyrtarizuar ndeshjen e tij të radhës dhe ajo do të zhvillohet në “Air Albania”, në një mbrëmje që padyshim do të dhurojë spektakël më 25 gusht.
Marku ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se do të duelojë në këtë datë në stadiumin kryeqytetas ndaj mekslkanit Miguel Parra Ramirez, ndërsa në lojë do të jetë brezi WBC Silver Interim.
Parra Ramirez është një boksier ekspert 28-vjeçar meksikan, i cili po ecën me hapa të shpejtë në ringun botëror, ndonëse në peshën super të lehtë dhe jo në velter ku bokson normalisht Marku. Ai ka regjistruar në karrierë 21 fitore (14 me KO), 2 humbje dhe një barazim në ringun profesionist.
Ndërsa Marku synon që të rritë serinë e tij të ndeshjeve pa u mposhtur, teksa aktualisht regjistron 11 fitore e 1 barazim në ringun profesionit, ku synon që shumë shpejt të sfidojë kampionët më të mëdhenj.