Duke ndjekur situaten politike per zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Perkoshem i Rithemelimit te Partise Demokratike deklaron se do te jete pjese e ketyre zgjedhjeve per tu dhene Shqiptareve mundesine per tu perfaqesuar ne qeverisjen vendore me kapacitetet me te mira te vendit.
Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit te primareve brenda PD per perzgjedhjen e kandidaturave me te mira per secilen nga bashkite ne gare.
Nga sot, ne te gjitha bashkite ku do te hapet gara Partia Demokratike fillon punen per evidentimin e kandidateve. Procesi i perzgjedhjes do te finalizohet me date 30 Janar 2022 sipas parimit “te Primareve”.
Ne perputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund te evidentohen:
Me vetepropozim;
Propozim nga anetaresia;
Propozim nga organet qendrore te PDSH.
Kandidatet duhet te jene personalitete me autoritet te larte politik profesional dhe shoqeror.
Dokumentacioni i nevojshem duhet te paraqitet prane Komisionit te Perkohshem te Rithemelimit te PD dhe duhet te permbaje CV profesionale dhe politike te kandidateve si dhe formularin e vetedeklarimit per pastertine e figures se kanditatit.
Afati per paraqitjen e kandidaturave eshte data 24 Janar 2022 ora 24.00. /Deklarate nga Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD/