Petrit Doda dhe Orjela Nebijaj kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, procedurë për marrjen e mandatit të deputetit.
KQZ përmes një njoftimi për mediat, ka publikuar formularët e vetëdeklarimit.
Njoftimi i KQZ-së:
Në përgjigje të interesit tuaj, ju informojmë se z. Petrit Doda dhe zj. Oriela Nebiaj e dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në KQZ. Formularët e vetëdeklarimit do të publikohen sipas procedurave përkatëse në faqen zyrtare të internetit të KQZ.
Kujtojmë se deputetët Alfred Rushaj dhe Grida Duma dhanë dorëheqjen nga mandati i deputetëve në Partinë Demokratike.
Rushaj dha dorëheqje për arsye personale. Ndërsa Grida Duma, u tërhoq nga politikbërja duke u futur në një tjetër fushë, atë të gazetarisë. Ajo mori drejtimin e emisionit politik “Top Story”.