Pas paralajmërimit të Drejtorit të ri Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka ardhur dhe lëvizja e parë në kupolën e policisë.
Gjovalin Loka mbante portin e drejtorit të Shkodrës, është emëruar drejtor për Rendin dhe Sigurine Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Emërimi në këtë detyrë është bërë ditën e sotme. Loka ka marrë pozicionin e Altin Qatos, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Policisë së Elbasanit, pasi u komandua në këtë detyrë pas ngjarjeve të rënda që ndodhën.
Loka prej vitesh mbante detyrën e kreut të Policisë së Shkodrës. Ai është një ndër oficerët e vjetër të Policisë së Shtetit.
Pas ndryshimit që është bërë në policinë e Tiranës, mësohet se Ardi Veliu ka firmosur dhe disa ndryshime të tjera.
Kastriot Skënderi është emëruar Drejtori i ri i Policisë së Tiranës duke zëvendësuar kështu Ardi Veliun. Aktualisht ai eshte drejtor i drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë.
Skënderi ka qenë më parë drejtori i policisë së Gjirokastrës dhe Vlorës. Ai ka drejtuar policinë e Gjirokastrës në vitin 2015, në kohën e ndërhyrjes në Lazarat ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha.
Emerimet:
• Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, deri tani Zvdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor, në Drejtorinë e Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe i jepet grada Drejtues i Parë.
• Drejtues i Lartë Aida Veizaj (Hajnaj), deri tani Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, emërohet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
• Drejtues i Parë Gjovalin Loka, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet Drejtor i Departamentit, në Departamentin për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe i jepet grada Drejtues i Lartë
• Drejtues i Parë Theodhori Gravani, deri tani Drejtor i Drejtorisë për Logjistikën, emërohet Drejtor i Departamentit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe i jepet grada Drejtues i Lartë.
• Drejtues i Parë Shaban Nexhi, deri tani Drejtor, në Drejtorinë e Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Drejtorisë se Migracionit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin.
• Drejtues Enkeleida Toska, deri tani Drejtor i Drejtorisë se Migracionit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, emërohet Drejtor i Drejtorisë se Kufirit dhe Migracionit Tiranë
• Drejtues Andi Likaj, deri tani Shef Sektori i Europolit, emërohet Shef Sektori, në Sektorin (Zyra) Qendrore Kombëtare, INTERPOL.
• K/Komisar Shkelzen Rexhepi, deri tani specialist në Sektorin e Interpolit, emërohet Shef Sektori, në Sektorin (Zyra) Kombëtare Europol.