Tragjedia në greqi la pas shumë viktima, mes tyre edhe shqiptarë. Sipas informacioneve mësohet se mes viktimave është gjetur edhe një tjetër shqiptar, pas gruas nga Saranda.
Ai është Viktor Ceko nga Narta, i cili kishte emrigruar në Greqi që ë vitin 1991. 56-vjeçari ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital. Lajmi është konfirmuar nga Ambasada shqiptare në Greqi.
Dy ditë më parë ishte konfirmuar vdekja e një gruaje me origjinë nga Leshnica e Sarandës, Nica Leka, e cila mësohet se ka vdekur në banesën e saj, në vendin e quajtur Mati.
Ndërkohë që tragjedia thellohet më shumë për familjen shqiptare, pasi dhe bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.
Episodi më i tmerrshëm qëkur zjarret u përhapën me shpejtësi, është ai i regjistruar në Mati të Atikës, ku vullnetarët e Kryqit të Kuq gjetën 26 trupa njerëzish, shumë prej të cilëve nëna me fëmijë, të përqafuar me njëri-tjetrin. /PANORAMA.com.al/