Albert Halilaj do të jetë kryetari i Bashkisë së Kukësit për pak më shume se tre vjet. Teksa në Kukës është mbyllur numërimi, rezulton se Halilaj ka fituar me më shumë se 5500 vota përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.
Kjo diferencë votash më shumë se dy herë më e madhe se diferenca e votave të 14 majit të ish kryetarit, Safet Gjici përballë rivalit të tij demokrat.
Zgjedhjet e parakohshme në Kukës u zhvilluan për shkak të një skandali seksual të kryetarit të saporizgjedhur, Safet Gjici.
Zgjedhjet e 24 shtatorit
Albert Halilaj (PS) 13025 vota
Emri Vata (BF) 7431
Zgjedhjet e 14 majit
Admir Sinamati (BF) 9592
Safet Gjici (PS) 11632