Për pak orë, u ndërtua një “telenovelë” lidhur me fatin e trajnerit Thomas Brdariç tek Vllaznia. Lajme kontradiktore, shkarkim, konfirmim, stand- by, u përhapërn jo vetëm nga portalet por edhe mediat tradicionale. E gjithë kjo, në kushtet e heshtjes që vendosi të mbajë KF Vllaznia pas humbjes me Bylis ditën e djeshme.
“Telenovela” merr fund ditën e sotme. Trajneri Brdariç nuk preket dhe pritet që në orët në vijim, të vijë edhe konfirmimi zyrtar i klubit kuqeblu. Ka patur mbledhje të njëpasnjëshme, të cilat kanë vijuar deri afër mesnatës së kaluar. Është arritur në konkluzionin që trajneri kroato- gjerman do të vijojë punën tek Vllaznia.
Madje, ditën e sotme Brdariç do të jetë në krye të stervitjes që nis për të përgatitur ndeshjen e radhës, atë me Korabin për Kupën e Shqipërisë, ku Vllaznia është në garë. Mbyllen kështu të gjitha hamendësimet, aludimet, deklaratat “bombastike” e lajmet “ekskluzive”. Të paktën edhe për ndeshjen e Kupës, Brdariç do të jetë në krye të Vllaznisë ndërsa përgjegjësia për gjendjen aktuale dhe daljen nga ajo, duket se do të bashkëndahet, duke mos ia lënë tërë përgjegjësinë trajnerit. Gjithsesi, “telenovela” duket se ia arriti qëllimit, krijoi “shkundjen e nevojshme” tek klubi shkodran.
BRDARIÇ: Më kanë kthyer lojtarët sepse jemi berë një familje. Unë nuk mund të bëj pa këta lojtare dhe as ata pa mua. U ulem gjithë bashke dhe diskutuam dhe vendosem të vazhdojmë. Te gjithë ishim të mërzitur pas humbjes por ne duam te bëjmë me te mirën pavarësisht se situata doli nga kontrolli. Do vijojmë të bëjmë më të mirën
Xhaferri
XHAFERI: Kishim një presion te madh nga opinioni pas shkarkimit dhe vendosem qe gjithë bashke ta rikthejme trajnerin. Edhe lojtaret na e kërkuan dhe pasi u menduam serish pas shkarkimit vendosem ta rikthejmë. Shpresojmë qe te mësojmë nga gabimet dhe te permiresohemi. /ShkodraWeb Media/