Zhvillime të rëndësishme te Vllaznia. Klubi shkodran ka gjetur tashmë trajnerin e ri të skuadrës, i cili do të fillojë menjëherë nga puna. Prezantimi i Memellit është bërë nga drejtori sportiv i Vllaznisë, Elvis Plori.
Mësohet se Vllaznia ka arritur gjuhën e përbashkët me teknikun Migen Memelli. 43-vjeçari i lindur në Lushnjë do të marrë në dorë “frenat” e skuadrës për edicionin e ri futbollistik dhe synimi është rikthimi te trofetë.
Memelli ka qenë “timonier” i Skënderbeut, ndërsa ka drejtuar edhe Laçin. Kujtojmë që nga Vllaznia u largua para disa javësh Goce Sedloski. Në krah të Memellit do të jetë si zëvendëstrajner Ndriçim Shtubina.