Ditën sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi i largimit të parë nga Vllaznia. Behar Ramadani, mesfushori me tipare mbrojtëse, ka nisur “aventurën” në Kosovë me FC Drenica. Ka qenë vetë klubi kosovar ai që ka njoftuar përforcimin e parë për merkaton e janarit. Ramadani ka firmosur deri në fund të sezonit, me mundësi rinovimi.
PUBLIKIMI I FC DRENICA
Behar Ramadani, perforcim i parë i ekipit!
Skenderaj – 6 Janar 2021
Mesfushori defanziv Behar Ramadani, zyrtarisht ështē lojtar i FC Drenica! Ai sot në ambientet e klubit është prezantuar dhe i është bashkuar ekipit në stërvitje.
Ramadani luan në pozitën e mesfushorit dhe së fundmi ka qenë lojtar i Vllaznisë nga Shkodra. Mesfushori ka nënshkruar kontratë me klubin deri në përfundim të këtij stinori, me mundësi vazhdimi.
Behar Ramadani është përforcimi i parë në këtë afat kalimtar, kurse klubi gjatë ditëve në vijim do të prezantoj edhe prurjet tjera!